Ia kaloi edhe aktoreve të mëdha, Dilan Çiçek Deniz renditet e para - Bota Sot
Ia kaloi edhe aktoreve të mëdha, Dilan Çiçek Deniz renditet e para

Mediale Vip

Ia kaloi edhe aktoreve të mëdha, Dilan Çiçek Deniz renditet e para

Më: 2 korrik 2020 Në ora: 16:08
Dilan Çiçek Deniz

Aktorja Dilan Çiçek Deniz është bërë shumë e njohur në Shqipëri e në botë me rolin e saj në serialin “Çukur” dhe tanimë fama e saj edhe është vlerësuar.

Aktorja 25-vjeçare është renditur e para në listën e IMDb, një uebsajt mbi informacionet që lidhen me filmat e serialet.

Dilan Çiçek Deniz ka lënë pas edhe aktore të mëdha si Tuba Buyukustun apo Ayça Aysin Turan dhe Hande Erçel.

Por edhe aktorë shumë të famshëm si Can Yaman.

Në listën e aktorëve më të kërkuar në vendin e dytë është Metin Akdulger, në vend të tretë Can Yaman, në vend të katërt Ayça Aysin Turan dhe në vend të pestë Tuba Buyukustun.

Kujtojmë që Dilan Çiçek Deniz e cila u rendit e para në këtë listë u bë shumë e famshme edhe me pjesëmarrjen e saj në filmin suedez “How to stop a wedding”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat