Emisioni i Ellen Degeneres, drejt mbylljes - Bota Sot
Emisioni i Ellen Degeneres, drejt mbylljes

Mediale Vip

Emisioni i Ellen Degeneres, drejt mbylljes

Më: 2 korrik 2020 Në ora: 16:18

Thuhet se emisioni i Ellen DeGeneres po shkon drejt mbylljes.

Që prej vitit 2003, Ellen DeGeneres prezanton emisionin e saj The Ellen DeGeneres Show, por burime të brendshme të tabloidëve të ndryshëm thonë se sezoni i 17 mund të jetë i fundit, shkruajnë mediat e huaja .

Sipas  disa burimeve, thuhet se shkak është bërë ulja e shikueshmërisë. Ndonëse emisioni u përshtat në kushtet e shtëpisë nuk e pati aspak “magjinë” e mëparshme.

Një tjetër arsye që theksohet lidhet me polemikat mbi sjelljen e DeGeneres me stafin dhe personazhet e njohur. Kujtojmë se kohë më parë, Ellen u diskutua për mënyrën si trajtonte punonjësit. Sjellja e saj u trajtua edhe nga YouTuber-ja Nikkie de Jager. Megjithatë pavarësisht thashetheheme, produksioni u shpreh për New York Post se “Telepictures (televizioni ku shfaqet The Ellen DeGeneres Show) mund ta konfirmojë që është e pavërtetë”

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat