Anxhela Peristeri tregon për periudhën më të keqe: Përjetova dy herë panik gjatë izolimit

Mediale Vip

Anxhela Peristeri tregon për periudhën më të keqe: Përjetova dy herë panik gjatë izolimit

Më: 2 korrik 2020 Në ora: 19:10
Anxhela Peristeri

Këngëtarët janë në grupin e njerëzve që po e jetojnë dhe përjetojnë më shumë se të gjithë periudhën e gjatë të pandemisë. Jo vetëm për shkak të izolimit, por edhe sepse për ta ende nuk është e lejuar të ushtrojnë aktivitetin artistik për shkak të masave ende prezente anti-Covid.

Anxhela Peristeri, si një pjesë e mirë e kolegëve të saj, kishte gati disa projekte të reja muzikore, të cilat priste t’i bënte publike, por pandemia, edhe për të ishte pengesë. Derisa, më në fund, vendosi të paktën të hidhte në tregun muzikor një këngë të re, verore, “Dashni”, të cilën e promovoi pasditen e sotme në “Rudina”.

Ndonëse ende pa dalë plotësisht nga periudha e pandemisë, Anxhela tha se periudhën e izolimit nuk e ka përjetuar aspak mirë. Në fillim, tregoi ajo, nuk e pati problem të izolohej, sepse kishte kaluar një periudhë të ngjeshur me aktivitete, koncerte. Bëri të gjitha gjërat që pëlqen më shumë, mes të cilave edhe gatimin dhe pas pak javësh, e gjeti veten në panik. Siç tregoi këngëtarja, periudhën e karantinës e ka kaluar vetëm, sepse prindërit jetojnë në Tiranë në shtëpi tjetër, por ajo nuk shkonte t’i takonte. Madje, nuk dilte fare nga shtëpia, as për të hedhur plehrat…

Megjithatë, izolimi nuk ishte aspak i lehtë: “Ka qenë periudhë mjaft e lodhshshme…”, - thotë Anxhela duke shtuar se gjatë kësaj kohe ka kaluar dy herë panik: “Më ka kapur paniku, e kam kaluar dy herë. Më merrej fryma, më rrihte zemra fort…” – tregon ajo kur kujton përjetimet e atyre ditëve, e bindur që gjithçka iu krijua për shkak të izolimit, sepse nuk kishte asnjë problem tjetër serioz.

Si e ndihmoi veten në këto raste?

“Duhet të këshillohesh me psikolog, të bësh jetë të qetë, të merresh me sport…”,– tha Anxhela duke shtuar se fatmirësisht, e gjithë kjo ndjesi i ka kaluar shpejt, pothuaj 20 minuta: “Gjithsej më ka ndodhur dy herë”, por nuk zgjodhi të marrë qetësues, përveç ndonjë çaji gjatë atyre ditëve…

“E kujtoj me një ndjesi shumë të keqe. Uroj të kalojë shpejt, sepse për mua ishte një periudhë shumë e keqe”,- tha Anxhela për “Rudina”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat