Bebe Rexha pozon si shofere me maskë motorike në duar, rrëmben vëmendjen me dukjen atraktive

Mediale Vip

Bebe Rexha pozon si shofere me maskë motorike në duar, rrëmben vëmendjen me dukjen atraktive

Më: 2 korrik 2020 Në ora: 19:35
Bebe Rexha

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha, po vazhdon të jetë fytyra e preferuar e shumë markave ndërkombëtare.

Ajo ka treguar një simpati të veçantë për përdorimin e produkteve të kozmetikës, ndaj si rrjedhojë ajo është ftuar dhe ka kontratë bashkëpunimi me markën e famshme amerikane të kozmetikës, SinFul Colors.

Teksa reklamon produktet e reja të kësaj firme, në veçanti thonjtë, Bebe Rexha duket se gjen mënyra kreative për ta bërë një gjë të tillë.

Së fundmi në reklamën e re, ajo është shfaqur si një shofere profesionale.

Ajo publikoi në rrjetin social disa fotografi nga kjo reklamë, në njërën prej së cilës reklamonte thonjtë duke mbajtur kaskën motorike në duar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat