Paralajmërimi, që Princ Harry nuk dëgjoi për Meghan Markle - Bota Sot
Paralajmërimi, që Princ Harry nuk dëgjoi për Meghan Markle

Mediale Vip

Paralajmërimi, që Princ Harry nuk dëgjoi për Meghan Markle

Më: 2 korrik 2020 Në ora: 21:28
Princ Harry dhe Meghan Markle

Kate Middleton paralajmëroi Princin Harry të mos nxitonte të martohej me ‘krejtësisht të ndryshmen’ Meghan Markle, sipas librit të botuar sot nga 2 gazetarë investigativë – i cili pretendon se shpenzimet ‘bujare’ të Dukës ndezën përçarjen e tij me Princin William, raporton Mail Online.

Duka i Sussex, 35 vjeç, u martua me ish-aktoren amerikane Meghan, 38 vjeç, në maj 2018.

Familja mbretërore ishte aq e shqetësuar për Princin Harry që nxitoi të martohej me Meghan Markle, saqë edhe kunata e tij Kate Middleton e mori mënjanë për ta paralajmëruar, sipas librit të ri shpërthyes.

Image

Duka i Sussex, pati një marrëdhënie të ngushtë me Dukeshën e Kembrixhit, të cilën e cilësoi si ‘motrën e madhe që nuk e kishte kurrë’.

Sidoqoftë, sipas thashethemeve marrëdhënia e tij me Kate dhe vëllain e tij Princ William mbetet e përçarë, pasi ai u zhvendos në LA me gruan dhe djalin e tyre, Archie, njëvjeçar.

Image

Princi William “kishte shqetësime për romancën e princit Harry me Meghan Markle – dhe Dukesha e Kembrixhit e paralajmëroi se ai duhet t’i merrte gjërat ngadalë”

Në Royal At War, botuar sot, gazetarët investigativë Dylan Howard dhe Andy Tillett pretendojnë se Kate i kërkoi Princit Harry t’i merrte gjërat ngadalë, sepse t’i duhej ‘kohë, kujdes dhe vëmendje’ Meghanit të integrohej me familjen.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat