Getinjo paralajmëron këngën e re

Mediale Vip

Getinjo paralajmëron këngën e re

Më: 5 korrik 2020 Në ora: 10:03
Getinjo

Reperi i njohur nga Ferizaj, Getinjo, është në përgatitje të projektit të ri muzikor.

Njoftimin e ka bërë të ditur përmes disa postimeve që ka ndarë në rrjetet sociale, duke u treguar fansave disa nga prapaskenat e klipit të ri.

Projekti mban titullin “P9” dhe siç njofton artisti pritet të lansohet gjatë ditëve në vijim, por akoma nuk ka një datë zyrtare.

Në sekuencat që ka ndarë në Instagram, Getoar Aliu (emri i vërtetë i reperit) vjen mjaft atraktiv me stilin e ri të flokëve.

Kjo këngë duket se mezi po pritet edhe nga fansat e tij, nga të cilët mori reagime të shumta në imazhet e publikuara.

Ndërkaq, “Rrezikim” mbetet projekti i fundit i Getinjos në bashkëpunim me Mossin, i cili ka arritur të grumbullojë afro tre milionë klikime në platformën YouTube. 

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

P9

A post shared by JIMMY THE PRETTYMOTHERFUCKER (@getinjo) on

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat