Julia Roberts me dedikim për bashkëshortin Daniel Moder në përvjetorin e 18-të të martesës

Mediale Vip

Julia Roberts me dedikim për bashkëshortin Daniel Moder në përvjetorin e 18-të të martesës

Më: 6 korrik 2020 Në ora: 10:46
Julia Roberts dhe Daniel Moder

Julia Roberts kishte një arsye shumë të veçantë për të festuar ditën e djeshme (e diel).

Ylli i “Pretty Woman”, 52-veçare, të dielën ndau një postim në rrjetet sociale për të festuar përvjetorin e 18-të të martesës.

Roberts dhe Daniel Moder janë të martuar që nga viti 2002 pas takimit të tyre të parë në xhirimet e “The Mexican” në vitet 2000.

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

✨18 years✨ #heckyes

A post shared by Julia Roberts (@juliaroberts) on

Në fotografi, Julia shihet tejet e lumtur duke i dhuruar një puthje bashkëshortit të saj 51-vjeçar.

“18 vite”, ka qenë përshkrimi i fotografisë së ndarë me 8.9 milionë ndjekësit e saj.

Moder nuk ka bërë ndonjë paraqitje në Instagramin e bashkëshortes që nga ‘Dita Ndërkombëtare e Babait’, ku mori një dedikim special nga partnerja e tij.

Të njëjtit po ashtu kanë tre fëmijë së bashku: Binjakët Phinnaeus dhe Hazel, 15-vjeçë, dhe Henry 13-vjeçar.

Sa i përket karrierës profesionale, Julia ka qenë pjesëmarrëse në shumë filma përfshirë: “Nottinh Hill”, “Erin Brockovich”, “Eat Pray Love”, “Runaway Bride”, “Steel Magnolias”, “Wonder”, “Closer” etj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat