Reagon ashpër aktori Florijan Binaj

Mediale Vip

Reagon ashpër aktori Florijan Binaj

Nga: E.R Më: 6 korrik 2020 Në ora: 15:00
Florijan Binaj

Aktori i njohur i humorit shqiptar, Florjan Binaj, bëri të ditur disa javë më parë se ishte infektuar me koronavirus.

Më vonë, ai zbuloi se ishte shëruar. Së fundmi, aktori është revoltuar me ndjekësit në Instagram, pasi ata e kanë pyetur vazhdimisht për rezultatin e testit të Covid-19.

Nëpërmjet një postimi në Instagram, Florjani i ka kërkuar ndjekësve të merren me punët e tyre dhe t’i kërkojnë llogari vetes, jo të tjerëve.

“Për të gjithë ata që nuk i dalin llogaritë e veta me jetën e të tjerëve. Tani kushdo që do më pyes sërish nëpër komente për të njëjtën temë, do i fshi komentin dhe ndoshta dhe block. Jetoni jetën tuaj dje kërkojini llogari vetes, jo të tjerëve!”, shkruan Binaj.

Ndërkohë, ai ka publikuar edhe përgjigjen e analizës, në të cilën ka rezultuar negativ.

Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat