​Vajza e regjisorit të njohur fejohet me një shqiptar

Mediale Vip

​Vajza e regjisorit të njohur fejohet me një shqiptar

Më: 7 korrik 2020 Në ora: 17:57
Steven Spielberg, Destry Allyn

Vajza e regjisorit të njohur Steven Spielberg, Destry Allyn, është fejuar me aktorin shqiptar Genc Legrand.

Çifti e ka bërë të ditur lajmin përmes llogarive të tyre në Instagram, ku edhe kanë ndarë një foto me unazën në gisht.

“Jam e fejuar! Jam shumë e emocionuar që do ta jetoj jetën me mikun tim më të mirë! Kjo është dita më e bukur e jetës sime. Te dua shumë,” shkruan në postimin dedikuar partnerit të saj prej tre vitesh, 23-vjeçarja.

Genc LeGrand, gjithashtu 23-vjeç, është me origjinë nga Tetova, por është lindur në Zvicër. Për të ndjekur karrierën e tij në aktrim, ai u zhvendos në Los Anxhelos në SHBA, ku edhe u njoh me Destry në vitin 2017 .

Legrand ka bashkëpunuar me Steven Spielberg në filmin “West Side Story”, që pritet të dalë së shpejti në kinema.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat