Është Khloe apo Kylie? Fotoja që i bëri lëmsh të gjithë

Mediale Vip

Është Khloe apo Kylie? Fotoja që i bëri lëmsh të gjithë

Më: 8 korrik 2020 Në ora: 20:49
Khloe Kardashian

Zgjidhni dilemën e ditës!

E dimë, po mendoni se është Kylie, por në fakt është Khloe.

Duhet ta pranojmë që motrat Kardashian-Jenner kanë një lidhje të ngushtë me fotoshopin, aq sa ndonjëherë e teprojnë. Me foton e fundit që ka postuar, Khloe arriti të na surprizonte sërish, sepse ngjante më shumë me Kylie-n sesa me veten e saj.

“Dukem kaq e re në këtë dhe e adhuroj. Ndoshta është për shkak të bluzës?!” –ka shkruar Khloe.

Ndërsa ne themi ndoshta është për shkak të fotoshopit...

Vërtet Khloe dhe Kylie janë motra, por ato s’ngjajnë fare. Kjo është hera e parë që s’po arrijmë t’i dallojmë. Por në fakt, nuk është hera e parë që Khloe po komentohet për fotoshop të tepruar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat