Meghan lë në baltë mikeshën e ngushtë: Jessica ndihet e shkatërruar

Mediale Vip

Meghan lë në baltë mikeshën e ngushtë: Jessica ndihet e shkatërruar

Më: 8 korrik 2020 Në ora: 20:58
Jessica, Meghan

Pas përfshirjes së Jessica Mulroney-t në një debat virtual me blogeren me ngjyrë Sasha Exeter, duket se miqësia e saj me Meghan Markle ka marrë fund. Kjo pasi sikur të mos mjaftonte “gabimi” që kishte bërë, Jessica përdori emrin e dukeshës për t’u shfajësuar.

Sipas burimeve pranë Markle, ajo u ndje jashtëzakonisht e fyer nga veprimi i mikeshës së saj dhe ishte një faktor që luajti një rol vendimtar që t’i jepte fund shoqërisë.

Në rast se po pyesni veten si ndihet Jessica për fundin e miqësisë së saj me Meghan-in, po ju themi që aspak mirë.

Së fundmi, një burim për The Sun ka thënë:

"Ekipi i Mulroney-t e ka bërë të qartë se ajo ndihet ‘e lënë në baltë’ nga Meghan dhe ka frikë se i ka dhënë fund marrëdhënies së tyre shoqërore njëherë e mirë. Ajo është e shqetësuar dhe e shkatërruar, sepse Meghan nuk ka bërë asgjë për ta përkrahur. Jessica është e tmerruar se gjithçka ka marrë fund.”

Gjithashtu burimi tha se Jessica po humbet shumë nga markat me të cilat bashkëpunonte, të cilat e vlerësonin lidhjen e saj me Meghan-in në të kaluarën. Sipas tij, e gjitha që dukesha duhet të bënte është që të dilte publikisht me Jessica-n, për të treguar ajo ende ka mbështetjen e saj. Por duket qartë se Meghan s’ka në plan ta mbështesë dhe kjo për Mulroney-n është një goditje e madhe pas një miqësie dhjetë vjeçare, ndërkohë që ajo ka qenë e pranishme për Meghan-in sa herë ka pasur nevojë.

Nuk e dimë si do vazhdojë kjo histori, por gjërat nuk duken aspak mirë!

Lexoni edhe:

Meghan prish miqësinë me shoqen e saj të ngushtë, pasi kjo e fundit u përfshi në një skandal virtual

Meghan i dha fund me mikeshën e ngushtë, sepse ia kishte sjellë në majë të hundës: Donte të përfitonte

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat