Jonida dhe Emi po e kalojnë mbrëmjen jashtë dhe na falën foton më të ëmbël të ditës - Bota Sot
Jonida dhe Emi po e kalojnë mbrëmjen jashtë dhe na falën foton më të ëmbël të ditës

Mediale Vip

Jonida dhe Emi po e kalojnë mbrëmjen jashtë dhe na falën foton më të ëmbël të ditës

Më: 8 korrik 2020 Në ora: 22:44
Jonida dhe Emi

Jonida Vokshi dhe Besnik Krapi kurorëzuan dashurinë e tyre në martesë vitin që lamë pas dhe më 18 qershor të 2020 u bënë prindër të një vajze që e pagëzuan me emrin Emi.

Ata na kanë treguar disa herë momentet e tyre të bukura me të voglën e tyre, teksa vëmendje të madhe mori edhe Jonida me fizikun e përsosur menjëherë pas lindjes.

Dy javë pasi u bë nënë, moderatorja u rikthye në punë me energji të plotë, duke na surprizuar të gjithëve, teksa pjesën më të madhe të kohës të dy e kalojnë me vajzën e tyre.

Moderatorja nuk na i ka kursyer fotot me Emin dhe duket se sapo të rritet edhe pak do kemi mundësi ta shohim më shumë dhe të kthehet në një VIP të vockël, sikundër ndodh me fëmijët e personazheve publike.

Mbrëmjen e sotme Jonida ka ndarë një tjetër postim në Instagram, ku shfaqet me të voglën e saj, teksa ka shkruar: “Shpirti plot”.

Pak ditë më parë moderatorja na tregoi se që kur janë bërë prindër ajo dhe Besniku nuk po gjejnë më kohë vetëm për njëri-tjetrin, kjo pasi edhe kur dalin të dy Besnikut i duhet të punojë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat