Pa u bërë 24 orë kënga e Loredanës me dy reperë gjermanë arrin mbi një milion klikime

Mediale Vip

Pa u bërë 24 orë kënga e Loredanës me dy reperë gjermanë arrin mbi një milion klikime

Më: 10 korrik 2020 Në ora: 22:22
Loredana

Rep-artistja shqiptare, Loredana, tash e një kohë ka dëshmuar se po bën revolucion në zhanrin hip-hop.

Së fundmi, ajo ka sjellë një bashkëpunim me dy reperë gjerman, KC Rebell dhe Summer Cem.

“Geh dein weg” titullohet kënga e punuar nga të tre artistët, të cilët gjithashtu e kanë shkruar vetë tekstin.

Një duet i tillë ka rezultuar mjaft i suksesshëm, pasi pa u bërë 24 orë ka arritur të grumbullojë mbi një milion klikime në platformën YouTube.

Këtë e ka bërë të ditur edhe Loredana, përmes një postimi në rrjetin social Instagram, ku edhe ka ndarë një sekuencë ka kënga.

Treshja përndryshe kanë përçuar një stil të veçantë edhe në klipin e këngës, e që po dëgjohet në masë të madhe nga adhuruesit e muzikës së tyre. 
 

Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat