Shikoni ku ndaloi superjahti luksoz i pronarit të Louis Vuitton

Mediale Vip

Shikoni ku ndaloi superjahti luksoz i pronarit të Louis Vuitton

Më: 12 korrik 2020 Në ora: 00:10
Foto

Bregdeti i Palinuros në Itali priti një vizitor shumë të veçantë këtë të shtunë. Në mëngjes mbërriti superjahti 101 metra i gjatë i  Bernard Arnault, pronar i Louis Vuitton, ose grupit ndërkombëtar luksoz LVMH. 

Arnault drejton kompaninë e parë franceze, e treta në botë në vitin 2019 me një aset të vlerësuar prej 113 miliardë dollarësh. Superjahti me vlerë rreth 150 milion, është një nga më të bukurit në botë.

I ndërtuar në Holandë, ai mund të strehojë 16 persona në 8 kabina të ndryshme, përfshirë një suitë master, një kabinë VIP dhe 6 kabina dyshe, përveç 12 dhomave të rezervuara për 27 anëtarët e ekuipazhit. Brenda ka një pishinë me ujëvarë, dy kinema, një banjë, një klub plazhi, disa bare, një palestër, një qendër bukurie, një sallë pritjeje, një bibliotekë, madje edhe një fushë golfi. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat