Durrësit s’i bën për pandeminë, kjo ishte turma në koncertin e Dafinës mbrëmë

Mediale Vip

Durrësit s’i bën për pandeminë, kjo ishte turma në koncertin e Dafinës mbrëmë

Më: 12 korrik 2020 Në ora: 00:23
Foto

Dafina Zeqiri mblodhi një numër të madh fansash në koncert.

Pavarësisht numrit të madh të rasteve të të infektuarve me COVID-19, artistët nuk ndalen.

Disa prej tyre tashmë kanë filluar mbrëmjet muzikore në bregdetin shqiptar, ndërsa interesimi i publikut duket mjaft i madh.

Mbrëmë, Dafina Zeqiri ka kënduar në një klub në Durrës, i cili ishte ishte i stërmbushur.

Në rrjete sociale janë publikuar disa video, në të cilat shihet qartë se asnjë masë kundër pandemisë nuk është respektuar nga të pranishmit.

Kujtojmë se projekti i fundit muzikor nga Dafina Zeqiri titullohet “La Vida” në bashkëpunim me George Dixon. 
 

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat