Si do të dukej Diana nëse do të ishte gjallë sot!!

Mediale Vip

Si do të dukej Diana nëse do të ishte gjallë sot!!

Më: 12 korrik 2020 Në ora: 11:23
Diana

Edhe pse kanë kaluar më shumë se dy dekada nga humbja e saj, princesha Diana vazhdon të mbetet një figurë mjaft e dashur për publikun. Kureshtja rreth saj nuk shuhet; as koha nuk e ka pasur dot këtë efekt. Nëse do të ishte gjallë, ajo do të ishte 59 vjeçe dhe shumë pyesin veten si do të dukej sot.

Përmes manovrave dixhitale, u arrit të krijohej një foto që pretendon ta krijojë pak a shumë këtë ide. Ajo nuk e tregon shumë të tjetërsuar, vetëm pak rrudha të shtuara dhe kaq!

Princesha e Wellsit vdiq në 31 gusht 1997 në një aksident rrugor të ndodhur në tunelin Pont de l`Alma në Paris. Ajo ishte vetëm 36 vjeç. Shoferi I makinës në të cilën Diana ndodhej po përpiqej t`i largohej paparacëve. Ai vetë gjeti po ashtu vdekjen në aksident, së bashku me partnerin e princeshës, Dodi al Fayed.

Image
Diana
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat