Një çifti i ri në horizont? Bebe Rexha fotografohet si rrallëherë përkrah një mashkulli - Bota Sot
Një çifti i ri në horizont? Bebe Rexha fotografohet si rrallëherë përkrah një mashkulli

Mediale Vip

Një çifti i ri në horizont? Bebe Rexha fotografohet si rrallëherë përkrah një mashkulli

Më: 12 korrik 2020 Në ora: 21:16
Bebe Rexha

Bebe Rexha nuk ekspozohet shpesh në publik në shoqërinë e meshkujve. Për jetën e saj private, dimë vetëm që është përfolur për një lidhje me Martin Garrix dhe asgjë tjetër. Por Bebe është aq e famshme në SH.B.A sa sado të mundohet nuk do mundet t’u shpëtojë gjithmonë paparacëve.

Së fundmi, këngëtarja shqiptare është parë e shoqëruar me një mashkull misterioz, me të cilin kishte dalë për të blerë ushqime. Bebe me djaloshin brun u shfaqën të veshur thjeshtë dhe mbanin maska dhe doreza, të cilat pasi mbaruan blerjet i hoqën.

Ata dukeshin shumë të afërt, megjithatë nuk pati asnjë puthje apo gjest që të mund të konfimonte se janë në një lidhje.

Nuk e dimë për ju, por ne po ndjejmë era dashuri!

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat