Ajka feston dy vjetorin, urimet e ëmbla të Xhensilës dhe Besit

Mediale Vip

Ajka feston dy vjetorin, urimet e ëmbla të Xhensilës dhe Besit

Më: 12 korrik 2020 Në ora: 21:43
Xhensila dhe Besi me vajza e tyre

Kjo e dielë ka qenë tepër e veçantë për çiftin e famshëm të showbizit shqiptar, Xhensila Myrtezaj dhe Bes Kallaku, pasi e vogla e tyre Ajka ka festuar dy vjetorin.

“12.07.2018. 11:50, orë e bekuar, solle diellin e ditëve tona. Faleminderit At!” ka qenë urimi i ëmbël i këngëtares për vajzën e saj në Instagram teksa ka ndarë një video duke luajtur me të në breg të detit duke e mbajturnë krahë.

Ndërsa Besi, ka publikuar një foto të Ajkës në shtrat me syze dielli, ku shkruan:

“Më e shtrenjta, Ajka e jetes, e shpirtit, e qiellit! Urime 2-vjetorin bija ime! Ta dua të qeshurën!
Faleminderit secilit nga ju per çdo urim! Zoti ju ruajt!”

Për Ajkën, nuk kanë munguar as urimet e miqve të dyshes së njohur.

Kida, Sidrit Bejleri, Milot Rashica, Ronela Hajati, Gent Fatali, Samanta Karavella, Miriam Cani e Bleona kanë qenë disa nga personazhet e famshme që kanë lënë komentet e tyre të përzemërta në postimet e Besit dhe Xhensilës.

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

12.07.2018. 11:50AM ? or’e bekuar, solle diellin e diteve tona @bes_kallaku . Faleminderit At!

A post shared by Xhensila Myrtezaj (@xhensilamyrtezaj) on

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat