Jennifer Lopez dhe Maluma, me bashkëpunim të ri - Bota Sot
Jennifer Lopez dhe Maluma, me bashkëpunim të ri

Mediale Vip

Jennifer Lopez dhe Maluma, me bashkëpunim të ri

Më: 12 korrik 2020 Në ora: 22:50
JLo dhe Maluma

Këngëtarja e njohur, Jennifer Lopez, ka qenë duke u izoluar së bashku me pjesëtarët e tjerë të familjes, për shkak të pandemisë COVID-19.

Gjatë kësaj kohe, ajo nuk ka lënë anash as projektet muzikore, ndërsa kohët e fundit ka bërë të ditur se do të sjellë një bashkëpunim, shkruan Daily Mail.

Një gjë të tillë e ka bërë të ditur përmes rrjetit social Instagram, ku ajo ka pozuar së bashku me këngëtarin Maluma.

Dyshja është shfaqur me plot stil në imazh, ndërsa Jennifer Lopez ka shkëlqyer në një bluzë ngjyrë të gjelbër dhe një palë pantallona.

Ndërsa në një imazh tjetër artistët janë parë duke buzëqeshur, teksa mbanin fleta dhe një stilolaps në dorë.

Derisa që të dy u panë shumë të lumtur për kumtimin e lajmit, as Jennifer dhe as Maluma nuk e kanë zbuluar emrin e këngës.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat