Travolta pëson edhe një humbje: Vdes gruaja e tij aktorja Kelly Preston

Mediale Vip

Travolta pëson edhe një humbje: Vdes gruaja e tij aktorja Kelly Preston

Nga: B.F Më: 13 korrik 2020 Në ora: 17:13
John Travolta,Kelly Preston

Ylli i Hollivudit, John Travolta këtë mëngjes theu lajmin se bashkëshortja e tij Kelly Preston kishte vdekur në moshën 57 vjeçare. Legjenda e filmit ndau një mesazh pa lot, duke lavdëruar bashkëshorten e tij të dashur, dhe duke u treguar ndjekësve të tij, se si ajo kishte humbur betejën e saj dy vjeçare me kancerin.

Aktorja Kelly Prestin u bë e njohur nga miliona njerëz përmes roleve të saj në filmat si: Jerry Maguire, Binjakët dhe SpaceCamp. U martua me Travoltan në vitin 1991 dhe së bashku çifti kishin tre fëmijë. Nuk është hera e parë që ylli i filmit përballet me këso lloj tragjedishë, apo ndryshe thënë me humbjen e të afërmëve.

Ylli i filmit Kelly, vdiq të dielën në mëngjes pas një beteje dy vjeçare me kancerin e gjirit.  Aktorja e cila kishte një listë të gjatë të filmave hit, e mbajti private sëmundjen. Ajo vazhdoi të postonte azhurnime për jetën dhe familjen e saj në mediat sociale.  Këtë mëngjes familja e saj njoftoi përmes një deklarate emocionale se Kelly kishte humbur luftën e saj për të jetuar. Një zëdhënës tha: "Në mëngjesin e 12 korrikut 2020, Kelly Preston ndërroi jetë pas një beteje dy-vjeçare me kancerin e gjirit”. Zëdhënësi më tej vazhdon duke thënë se: “ishte zgjedhja e saj për ta mbajtur këtë luftë personale sa ma larg publikut, ajo kishte kaluar disa kohë trajtim mjekësor, mbështetur nga familja dhe miqtë e saj më të afërt”.

Çifti ishin takuar në vitin 1987 ndërsa po filmonin The Experts, ata martesën e tyre e realizuan në vitin 1991 në Paris, pasi që Kelly ishte divorcuar nga një martesë e më parshme.

Kelly nuk ishte gruaja e parë në jetën e Travolltas e cila vdiq nga kanceri. Para se John të takohej me Kellyn, ai ishte në lidhje me aktoren Diana Hyland, me të cilën u njoh dhe u dashurua në filmin “The Boy in the Bubble Plastic” në vitin 1976, ku edhe kjo vdiq nga kanceri në krahët e Travolltas.

Gjoni gjithashtu u përball me vdekjen edhe një herë thetër, kur djali i tij i madh Jett, ndërroi jetë në moshën 16-vjeçare në vitin 2009 nga një sëmundje e quajtur Kawasaki.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat