Bikini dhe shapkat e Norës kushtojnë sa qimet e kokës, ja çfarë marke janë

Mediale Vip

Bikini dhe shapkat e Norës kushtojnë sa qimet e kokës, ja çfarë marke janë

Më: 14 korrik 2020 Në ora: 12:58
Nora Istrefi

Këngëtaren Nora Istrefi e pamë në plazh disa ditë më parë nën shoqërinë e së bijës, vogëlushes Renee.

Ajo u shfaq në super formë, ndërsa e pamë të pozonte me një palë bikini ngjyrë çiklamin, të cilat e tregonin mjaft joshëse.

Vetëm bikini i saj i markës Alessandra Rich ka kushtuar plot 195 euro, por nuk mbaron këtu.

Më shumë nga të gjitha kanë kushtuar shapkat Givenchy të cilat i gjen në çmimin e 575 eurove.

Kështu në total veshja për plazh e Norës vetëm me bikini dhe shapka ka kushtuar 770 euro.

Kjo nuk është hera e parë që Nora zgjedh firma të njohura për veshjen e saj.

Edhe herë të tjera e kemi parë të veshur shumë bukur, me marka të shtrenjta dhe gjithmonë në formë perfekte.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat