Detaje nga vdekja tragjike e aktores Naya Rivera

Mediale Vip

Detaje nga vdekja tragjike e aktores Naya Rivera

Më: 14 korrik 2020 Në ora: 16:06
Naya Rivera

Aktorja Naya Rivera përdori forcën e fundit për të shpëtuar djalin e saj 4 vjeçar para se të vdiste, tha Sherifi i Qarkut Ventura Bill Ayub.

“Ajo mblodhi energji të mjaftueshme për ta rikthyer djalin e saj në barkë, por jo aq sa të shpëtonte veten,” tha Eyub.

Një trup i gjetur mëngjesin e së hënës në Liqenin Piru është identifikuar si i ish-aktores së serialit “Glee”, tha Zyra e Sherifit të Qarkut Ventura gjatë një konference për shtyp.

Rivera dhe djali i saj morën me qira një varkë në Liqenin Piru të mërkurën. Fëmija u tha shpëtimtarëve se ai dhe nëna e tij kishin shkuar në ujë për të notuar, por ajo nuk u kthye në barkë.

Djali i saj u gjet në gjumë në barkën e marrë me qira, raporton CNN, transmeton Klan Kosova.

Trupi i aktores u gjet në zonën verilindore të liqenit, ku uji është midis 35 dhe 60 metra të hënën, pas një kërkimi gjashtëditor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat