Genc Prelvukaj feston ditëlindjen, Eni Koçi i bën urimin perfekt: Tek ti kam gjetur dashurinë më...

Mediale Vip

Genc Prelvukaj feston ditëlindjen, Eni Koçi i bën urimin perfekt: Tek ti kam gjetur dashurinë më...

Më: 16 korrik 2020 Në ora: 12:32
Genc Prelvukaj dhe Eni Koçi

Këngëtari i njohur, Genc Prelvukaj, feston sot ditëlindjen. Partnerja e tij Eni Koçi ka vendosur që  t’i bëjë një urim mjaft të veçantë.

Në “Instastory”, këngëtarja ka publikuar një foto ku shfaqen së bashku dhe në të shkruan: “Tek ti kam gjetur partnerin perfekt, shokun më të mirë dhe dashurinë më të ëmbël që dikush mund të ketë përjetuar! Gëzuar ditëlindjen dashuria ime.”

Kujtojmë se vetëm pak ditë më parë, Eni festoi 24-vjetorin e saj të lindjes dhe kjo ditë speciale ka për të mbetur gjatë në memorien e saj.

Së bashku me partnerin, ajo festoi në bregdetin shqiptar duke u argëtuar dhe relaksuar pafund në njërin prej resorteve më të njohura të vendin.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat