Mark Wright dhe Michelle Keegan kanë shkatërruar rezidencën e tyre 1.3 milion milion £, në Essex, në përgatitje për ndërtimin e shtëpisë së tyre të re të ëndrrave.

Mediale Vip

Mark Wright dhe Michelle Keegan kanë shkatërruar rezidencën e tyre 1.3 milion milion £, në Essex, në përgatitje për ndërtimin e shtëpisë së tyre të re të ëndrrave.

Nga: B.F Më: 16 korrik 2020 Në ora: 16:04
Mark Wright dhe Michelle Keegan

Thashethemet për çiftin u hapën se mund të bëhen me fëmijë pasi blenë rezidencën milionëshe - e cila u kompletua me një sallë pritjeje. Sidoqoftë, Mark dhe Michelle, të dy 33 vjeç, në muajin shkurt paraqitën planet e tyre për ta rrëzuar shtëpinë në Essex - Angli, dhe ta zëvendësojnë atë me një shtëpi të gjerë të stilit gjeorgjian.

Në atë kohë,vizatimet e arkitektëve tregonin se shtëpia do të ketë një bar në katin e parë, palestër, dhomë TV, dhomën për studim, pishinë të hapur noti, dhe natyrisht sallën e lojërave. Tani duket se planeve të tyre iu dha drita jeshile, pasi prona e dikurshme është shkatërruar si në foto.

Aty ku dikur qëndronte shtëpia e familjes dhe garazhet,  tani është krejt bosh , janë vetëm gërmadhat ato që kanë mbetur, tani aty shihet vetëm një gërmues dhe disa papastërti. Vitin e kaluar Mark u largua nga puna e tij në SH.B.A. për të qendruar afër Michelle dhe për të zbuluar se viti 2020 mund të jetë koha e krijimit të një familje.

Në fund të vitit të kaluar, Mark u patë shprehur se, dua të kem dy apo tre fëmijë, binjakët do të ishin të shkëlqyeshëm, tripletë do të ishte edhe më mirë, dhe nëse kemi katërfish, do të gëzohemi pa masë, sepse do t’i kishim të gjitha në një rast.

Gjatë gjith bllokimit, çifti ka ndarë me fansat e tyre, paraqitje të shkurtra përmes instagramit të shtëpisë së tyre aktuale.

Tani pas zhbllokimit, çifti është duke shijuar pushimin e tyre në Xhamajka.

Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat