“Gjithçka për babanë tim”, Valon Berisha i blen veturë luksoze prindit

Mediale Vip

“Gjithçka për babanë tim”, Valon Berisha i blen veturë luksoze prindit

Më: 16 korrik 2020 Në ora: 19:22
Valon Berisha

Pas Milot Rashicës, Valon Berisha i bleu veturë luksoze babait.

Futbollisti i njohur i përfaqësueses së Kosovës, Valon Berisha, befasoi babanë me një dhuratë të veçantë.

Përmes disa postimeve, futbollisti Berisha bëri të ditur se i ka blerë babait të tij një veturë luksoze të tipit Audi E-tron SUV, që kushton rreth 80 mijë euro.

“Gjithçka për babanë tim”, ka shkruar ai në njërën prej videove që ndau me ndjekësit.

Kujtojmë se të njëjtin veprim e bëri gjatë ditës së djeshme Milot Rashica, i cili po ashtu i bleu babait veturë.
 

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat