Rita Ora kërkon nga Apple të vendos Kosovën në hartë

Mediale Vip

Rita Ora kërkon nga Apple të vendos Kosovën në hartë

Më: 19 korrik 2020 Në ora: 16:14
Rita Ora

Këngëtarja nga Kosova me famë ndërkombëtare, Rita Ora, iu është bashkangjitur peticionit të qytetarëve të Kosovës ndaj kompanisë Apple.

Faqja e krijuar në rrjetin social Instagram me emrin “Balkanism” ka bërë kërkesë ndaj Apple që të vendos Kosovën në hartë.

Shumë artistë i janë bashkangjitur kësaj iniciative duke bërë kërkesën e njëjtë.

Këtë kërkesë me ndjekësit e saj e ka ndarë edhe Rita Ora, teksa dje njëjtë veproi edhe këngëtarja Dua Lipa.

Teksa ende nuk ka ndonjë përgjigjie nga kompania Apple.

Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat