Kanye West lë anash fushatën presidenciale, fokusohet në muzikë

Mediale Vip

Kanye West lë anash fushatën presidenciale, fokusohet në muzikë

Më: 21 korrik 2020 Në ora: 13:55
Kanye West

Kanye West bëri një njoftim në lidhje me karrierën e tij muzikore vetëm disa orë pas përplasjes në Twitter me gruan e tij Kim Kardashian, për të cilën tha se po përpiqet ta mbyll në spital psikiatrie.

Reperi 43-vjeçar thotë se albumi i tij i ri Donda do të dalë në treg të premten (24 korrik).

Kanye publikoj ​​një listë të këngëve që tregon 12 këngët në album, plus kohën e saj të 39 minuta.

 “Do të përqendrohem në muzikë tani”, ka shkruar Kanye.

 A do të thotë kjo se ai do të përfundojë fushatën e tij presidenciale dhe të përqendrohet në karrierën e tij muzikore duke ecur përpara? Kjo mbetet të shihet.

Javën e kaluar, Kanye publikoi këngën “Donda” në ditën kur ishte ditëlindjes së nënës së tij të ndjerë.

Ndërsa, kujtojmë që Kanye ka filluar kandidimin e president të Amerikës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat