Efehan di shqip, Almeda tregon ç’fjalë i ka mësuar vogëlushit

Mediale Vip

Efehan di shqip, Almeda tregon ç’fjalë i ka mësuar vogëlushit

Më: 24 korrik 2020 Në ora: 18:34
Efehan dhe Almeda Abazi

Bukuroshja shqiptare Almeda Abazi dhe aktori turk Tolgahan Sayisman vitin e kaluar u bënë prindër për herë të parë. Ardhja në jetë e Efehanit i gëzoi dhe emocionoi pafund çiftin shumë të pëlqyer nga publiku.

Të dy ata i janë përkushtuar vogëlushit që atij të mos i mungojë asgjë e ndërkohë e kanë rritur me dy gjuhë, atë turke dhe shqiptare. Së fundmi Almeda i ka kthyer përgjigje pyetjeve të shumta të ndjekësve në Instagram dhe një prej tyre e pyet nëse Efehani di ndonjë fjalë shqip.

Almeda edhe më parë ka treguar se i ka mësuar Efehanit shqip dhe i flet në gjuhën tonë. Por këtë herë bukuroshja zbuloi një detaj më shumë. Efehani i thërret nënës së Almedës “Nonaaa”. Almeda tregoi gjithashtu se do donte ta bënte Efehanin me një motër.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat