Ciara sjell në jetë fëmijën e tretë, publikon imazhe me maskë mbrojtëse në spital

Mediale Vip

Ciara sjell në jetë fëmijën e tretë, publikon imazhe me maskë mbrojtëse në spital

Më: 24 korrik 2020 Në ora: 20:51
Ciara

Këngëtarja e njohur, Ciara, është bërë nënë e fëmijës së tretë me radhë.

Kjo është bërë e ditur përmes disa postimeve që ajo i ka bërë në rrjete sociale, e që ka bërë të ditur edhe gjininë e foshnjës, shkruan Daily Mail.

Ciara së bashku me bashkëshortin e saj, Russell Wilson, kanë pritur fëmijën e tyre gjatë ditës së enjte, ndërsa bën të ditur se djali i tyre është shëndoshë e mirë.

“Urime ditëlindjen Win. Mami dhe babi të duan. Win Harrison Wilson”, ka shkruar ajo në përshkrimin e fotografisë.

Ndërkaq, nënë e tre fëmijëve ka publikuar edhe një fotografi me të porsalindurin, ndërsa shihet me maskë mbrojtëse në spital.

Ani pse shtatzënë në kohë të pandemisë koronavirus, Ciara kishte bërë të ditur se ka qenë mjaft e kujdesur për shëndetin e saj.


 

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Ciara (@ciara) on

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat