Dua Lipa e “Tokyo” kombinim i përkryer, “Un Día (One Day)” kthehet në himn global

Mediale Vip

Dua Lipa e “Tokyo” kombinim i përkryer, “Un Día (One Day)” kthehet në himn global

Më: 25 korrik 2020 Në ora: 11:33
Ursula Corbero, Dua Lipa

Dua Lipa e ka gjetur formulën e hiteve, artistja kosovare me famë botërore dhe këngëtarët e njohur latin, J Balvin, Bad Bunny dhe Tainy u bashkuan në projektin “Un día (One day)”, këngë që padyshim do të bëhet një himn global. 

Katër superstarë që bashkojnë mundësitë dhe fuqitë e tyre për të arritur sa më shumë qenie njerëzore të jetë e mundur me artin e tyre, dhe këtë ia dolën ta bëjnë.

“Unë mendoj se bashkëpunimet, veçanërisht midis artistëve që ndoshta njerëzit do të mendojnë se nuk do të funksionojnë, janë ato që funksionojnë më mirë,  e papritura është më e bukura. Është një bashkim i kulturave dhe tregimeve që unë i shoh të bukura dhe universale. Muzika është diçka që na bën të ndihemi në shtëpi, Nuk ka rëndësi se nga ne jemi apo gjuha që flasim, ose ajo me të cilën identifikohemi, kjo është më e mira nga të gjitha”, u shpreh Dua në një intervistë për këngën e fundit me artistët latin.

Por, ajo që e bëri edhe më të bukur dhe më të kompletuar këtë këngën është videoklipi unik në të cilin protagonist është aktorja  Ursula Corbero apo siç njihet më së miri “Tokyo”.

Kënga ka vetëm një ditë që është lansuar në Youtube dhe tashmë ka arritur në mbi 10 milionë klikime duke dëshmuar edhe një herë që çka do që “prek” Dua kthehet në një hit të padiskutueshëm global.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat