Real 1 dhe Dj Blunt reagojnë sërish pasi shkruajtën për Ledrin dhe të dashurën e tij, Sarën

Mediale Vip

Real 1 dhe Dj Blunt reagojnë sërish pasi shkruajtën për Ledrin dhe të dashurën e tij, Sarën

Më: 28 korrik 2020 Në ora: 18:03
Real 1, Dj Blunt dhe Ledrin

Ditën e djeshme në rrjetet sociale qarkulloi një status, nga një adresë që mbante emrin e Dj Blunt dhe Real 1 ku ironizonin partneren e Ledri Vulës.

“Eh moj Sara Hoxha mas 5 vjete kur ta nxosh tut tradhtu ket laper, ki me lyp qet moment me pas thiken n’dor e mja ngul tejpertej veq ka me kon vone?“ Mirëpo duket se deklarata më sipër nuk vjen nga Blunt dhe Real 1.

Menaxheri i dyshes, tha për Anabel.al se ajo llogari Twitter-i nuk është e këngëtarëve dhe se një koment i tillë drejtuar Sarës nuk është bërë prej tyre.

Ashtu si tanimë dihet Dj Blunt dhe Real 1 dhe Ledri Vula prej kohësh kanë një konflikt mes tyre, por mesa duket konflikti vijon të mbetet mes artistëve, pa përfshirë partneren e reperit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat