Gjashtë muaj larg prindërve, Bebe Rexha: Më mungon Nju Jorku, më mungon nëna ime

Mediale Vip

Gjashtë muaj larg prindërve, Bebe Rexha: Më mungon Nju Jorku, më mungon nëna ime

Më: 29 korrik 2020 Në ora: 08:02
Bebe Rexha

Bebe Rexha ndihet e pikëlluar që nuk i ka parë prindërit tash e një kohë.

Bebe Rexha tash e një kohë po qëndron e vetizoluar në vilën e saj në Los Angeles të Kalifornisë.

Kjo gjë bëri që ajo të qëndrojë larg prindërve tash e sa muaj, pasi kishin edhe koronavirusin, andaj është përmalluar shumë për ta.

Përmes një tweet-i, Bebe tha se pret me padurim të kthehet në Nju Jork ngase po i mungon shumë nëna.

“Dua të shkoj në shtëpi. Më mungon New Yorku. Nuk kam qenë prej gjashtë muajsh. Më mungon nëna ime”, shkroi këngëtarja.

Kujtojmë se Bebe Rexha kohën e fundit ka punuar në studio për albumin e ri, të cilin tha se do ta publikojë kur të mendojë se koha është e duhur.

Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat