Dua Lipa ka shënuar edhe një sukses me “Future Nostalgia”.
Dua Lipa, edhe pse e publikoi albumin e ri gjatë pandemisë, ka arritur suksese të mëdha me “Future Nostalgia”.
Së fundi, ajo bëri të ditur se për katër muaj, ky album ka kaluar shifrën prej dy miliardë dëgjime në platformën “Spotify”.
Me këtë, këngëtarja shqiptare bëhet artistja më e dëgjuar e vitit 2020, duke lënë pas shumë emra të njohur.
Kujtojmë se pas këngës “Hallucinate”, Dua Lipa ka paralajmëruar bashkëpunim me mbretëreshën e muzikës pop, Madonnën.