Babai i Dua Lipës: Unë nuk jam kosovar, por shqiptar nga Kosova

Mediale Vip

Babai i Dua Lipës: Unë nuk jam kosovar, por shqiptar nga Kosova

Më: 29 korrik 2020 Në ora: 09:49
Dua Lipa dhe Dukagjin Lipa

Kosova është një shtet i pavarur, por nuk ekziston një kombësi “kosovare”. Kjo është një nga gjërat që të bën përshtypje thuajse në çdo rast, që kontaktojmë me vëllezërit tanë nga Kosova.

Por Dukagjin Lipa duket i mbushur me mllef me ata që thonë se janë “kosovarë”.

Ndërsa ishte i ftuar në “A Show” në SYRI TV, nuk ka nguruar të thotë me këmbëngulje se nuk është kosovar, por është shqiptar.

“Unë jam shqiptar, unë nuk jam kosovar, unë jam shqiptar nga Kosova. Dua Lipa është shqiptare që ka lindur në Britani”, u shpreh Dukagjin Lipa në lidhje me këtë çështje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat