Genc Prelvukaj reagon ndaj atyre që kontestojnë ekzistencën e COVID-19

Mediale Vip

Genc Prelvukaj reagon ndaj atyre që kontestojnë ekzistencën e COVID-19

Më: 29 korrik 2020 Në ora: 14:16
Genc Prelvukaj

Genc Prelvukaj kohë pas kohe reagon ndaj çështjeve që preokupojnë vendin.

Këngëtari, me anë të një postimi së fundi ka reaguar ashpër ndaj atyre që kontestojnë edhe ekzistencën e virusit.

“Perderisa shqiptaret drejtojne dy shtete te dobeta , me ekonomi per faqe te zeze, deri para 70 viteve 98% analfabete, me sistem arsimor te tmerrshem dhe me deficit shkencetaresh, deri vone fanatike e radikale, eshte e pakuptueshme se si disa prej tyre marrin guximin te kontestojne te gjithe shkencen boterore duke thene qe virusi nuk ekziston. Idiotesia e tyre shkon deri aty saqe me diploma te dyshimta ose pa to, te edukuar keq por me vetebesim deri ne mangesi mendore, kujtojne qe kane zberthyer komplote e konspiracione globale”, ka shkruar ai.

Kujtojmë se “Lek i madh” titullohet projekti i fundit muzikor nga Genc Prelvukaj, me të cilin godet fëmijët e politikanëve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat