Këngëtari i njohur nga Kosova del pozitiv me Covid-19

Mediale Vip

Këngëtari i njohur nga Kosova del pozitiv me Covid-19

Më: 29 korrik 2020 Në ora: 14:22
Foto ilustrim

Kosova po vazhdon të përballet me pandeminë Covid-19, ndërsa numri i rasteve po shkon duke u rritur.

Edhe disa emrat e njohur në vend kanë rezultuar pozitiv, së fundi kësaj liste i është shtuar edhe këngëtari i njohur, Art Abazi.

Për këtë ka treguar vet artisti në një postim në rrjetet sociale.

“Miq, pas problemeve shëndetësore, nga dita e dielë jam i shtrirë në shtëpi, ku po marr trajtimin e nevojshëm. Dje iu nënshtrova testit dhe sot morra njoftimin nga IKShPK se unë kam rezultuar pozitiv me covid-19. E rëndësishme është që sot jam shumë më mirë se dje. Përmes kësaj informate dua t’ju lus për respektim të rregullave. Mbani maskën, për ta mbrojtur veten dhe familjen! shëndet e dashuri për ju! shihemi së shpejti, Arti”, ka shkruar Abazi në postim.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat