Vdes reperi i njohur

Mediale Vip

Vdes reperi i njohur

Më: 30 korrik 2020 Në ora: 08:59
Malik Abdul Basit

Ka vdekur reperi Malik Abdul Basit, anëtar i grupit pionier të hip hopit – “The Roots”.

Ai vdiq në moshën 47 vjeçare, raporton CNN.

Grupi tij ka njoftuar vdekjen të mërkurën në Instagram në një postim ku shfaqet një fotografi e Malik B me bashkëthemeluesit e “The Roots”, Black Thought dhe Questlove.

Me zemër të thyer e me sy të përlotur ju informojmë me keqardhje për ikjen e vëllait tonë të dashur dhe anëtarit të Roots, Malik Abdul Basit”, thuhet në njoftim.

Grupi nuk e tregoi shkakun e vdekjes së reperit e vdekja e tij u konfirmua edhe nga kushëriri i tij Don Champion në Twitter.

Malik B jetonte e vepronte në Filadelfia.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat