Anita Haradinaj paraqitet si asnjeherë më parë: Dashuria edhe nuk të lë me prekë në tokë

Mediale Vip

Anita Haradinaj paraqitet si asnjeherë më parë: Dashuria edhe nuk të lë me prekë në tokë

Më: 30 korrik 2020 Në ora: 09:15
Anita Haradinaj

Çifti i njohur, Ramush Haradinaj dhe Anita Muçaj-Haradinaj, janë duke shijuar së fundmi disa ditë të mira pushimi në bregdetin shqiptar.

Ata po kalojnë kohë të mirë pranë njëri-tjetrit në këto ditë të nxehta, larg aktiviteteve të përditshme.

Disa nga momentet e këndshme që po i kalojnë së bashku, dyshja nuk kanë hezituar që t’i ndajnë edhe me ndjekësit e tyre në rrjetet sociale.

Ka qenë moderatorja e lajmeve në RTK, ajo e cila ka publikuar së fundmi një fotografi romantike me bashkëshortin e saj në InstaStory.

Ajo dukej e lumtur teksa mbahej në krah nga Ramushi dhe i dhuron atij një puthje të zjarrtë.

“Dashuria edhe nuk të lë me prekë në tokë”, shkroi Anita në mbishkrimin e kësaj fotografie.

Çifti janë prindër të tre fëmijëve dhe janë komentuar shpesh në media për jetën që bëjnë.

Image
Anita dhe Ramush Haradinaj

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat