Melodia në këngën e Encës dhe Don Xhonit del të jetë tejet e ngjashme me atë të artistëve holandezë

Mediale Vip

Melodia në këngën e Encës dhe Don Xhonit del të jetë tejet e ngjashme me atë të artistëve holandezë

Më: 30 korrik 2020 Në ora: 09:39
Enca dhe Don Xhoni

Këngëtarja dhe Enca Haxhia dhe reperi Don Xhon publikuan projektin e tyre më të ri muzikor, “Break Down”.

Kënga është pritur mirë nga fansat dhe në vetëm një ditë pas publikimit, ka arritur gati një milionë shikime në kanalin YouTube.

Mirëpo duket se ka diçka që nuk shkon me këngën shumë të pëlqyeshme për publikun në 24 orët e fundit.

Melodia dhe ‘beat’-i i saj rezultojnë të jenë tejet të ngjashme me atë të një kënge, të publikuar në tregun holandez të muzikës.

Bëhet fjalë për këngën “Dance” të artistëve: F1rstman, H-Dhami, Mumzy Stranger, Raxstar, dhe Juggy D.

Po të dëgjosh me vëmendje versione e të dy këngëve, meloditë dhe ‘beat’-i i tyre kanë ngjashmëri shumë të madhe, për të mos thënë që janë të njëjta.

Në të dhënat e këngës “Break Down” në YouTube, Enca dhe Don Xhoni i kanë dhënë vetes kredi për krijimin e melodisë, dhe askund nuk pretendohet që melodia të jetë blerë nga label-i holandez “At F1rst Music”, që menaxhon artistët e lartpërmendur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat