Rrëfehet Xhemre: E kam patur të vështirë të aktroja si e verbër

Mediale Vip

Rrëfehet Xhemre: E kam patur të vështirë të aktroja si e verbër

Më: 1 gusht 2020 Në ora: 09:06
Xhemre

Pas një ngjarje tragjike vajzat e jetimores mbetën të plagosura në serialin “Lule të vetmuara”.

Mes tyre edhe Xhemre e cila humbi shikimin.

Në një intervistë aktorja Hazar Motan e cila luan rolin e “Xhemres” ka treguar se e ka patur të vështirë të aktrojë në këto skena që po shfaqen aktualisht në TV Klan.

Aktorja u shpreh në një intervistë se mori ndihmën e një të afërmi okulist për të kuptuar si duhet të vepronte.

“Kam patur eksperienca të ndryshme në serial, kam humbur shumë njerëz të dashur, jam verbuar. Kam patur vështirësi në këtë skenë por ja mora dorën. Më duhej të harrojë të shikojë dhe të përqëndrohesha në shqisat e tjera. Mora ndihmë nga një i afërm okulist”-tregoi aktorja.

Hazar Motan tregoi se ajo shpeshherë qan me të vërtetë në skenat që luan.

Madje përmendi skenën kur humbi prindërit në serial.

“Ndihesha keq dhe e lodhur pasi xhirova atë skenë. Ndoshta sepse nuk e kam kaluar ndonjëherë atë dhimbje”-u shpreh “Xhemre”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat