Klea Huta zbulon detaje për depresionin pas lindjes

Mediale Vip

Klea Huta zbulon detaje për depresionin pas lindjes

Më: 1 gusht 2020 Në ora: 15:28
Klea Huta

Moderatorja e njohur Klea Huta ka vendosur që së fundmi t’u përgjigjet pyetjeve të ndjekësve në llogarinë e saj në “Instagram”.

Ajo ka treguar momente të ndryshme nga pritja e ëmbël dhe një ndër pyetjet që Klea nuk ka hezituar t’i përgjigjet, ka qenë ajo se sa ka qenë e nevojshme ndihma nga të tretët pas lindjes, duke qenë se periudha pas lindjes shoqërohet me çrregullime të humorit dhe depresion.

“Ka qenë gjithçka. Pa mamin tim dhe të gjithë pjesëtarët e familjes sime dhe të Elgitit do ta kisha jo të vështirë, por të pamundur për të mos kaluar post partum. Ma kanë bërë shumë të lehtë këtë rrugëtim të ri, më të bukurin në jetë, por dhe shumë i vështirë. E kam kaluar si diçka shumë normale, pa drama dhe pa depresione. Ndryshe nga fillimi i shtatzënisë”, ka shkruar Huta krah postimit të saj në “Instastory”, duke ndarë këto detaje nga pritja e ëmbël.

Klea ka treguar gjithashtu se gjatë shtatzënisë me Krid shtoi 19 kilogramë, megjithatë duket se ka arritur t’i humbasë menjëherë ato, pasi është shfaqur mjaft në formë.

Ndërkohë, për ta mbajtur gjendjen psikologjike mirë, ajo madje ka vendosur të kthehet menjëherë në punë, me një projekt muzikor. Kështu, pas ardhjes në jetë të djalit Krid, Klea Huta lajmëron rikthimin në muzikë me një bashkëpunim.

Pasi u bë nënë për herë të parë, moderatorja Klea Huta ka vendosur të rikthehet në muzikë me një projekt të ri. Ajo ka publikuar një pjesë të këngës së re në “Instastory”, duke pyetur ndjekësit se me kë mendojnë se do të vijë në bashkëpunim.

“Me kë dhe kur?”, ka shkruar Klea krah postimit ku shfaqet në makinë duke dëgjuar këngën.

Huta nuk ka zbuluar asnjë detaj më shumë rreth rikthimit të saj në muzikë, por me siguri ajo ta ndajë shumë shpejt projektin e saj më të ri.

Klea dhe Elgit Doda u bënë prindër pas një historie disavjeçare dashurie.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat