‘E zeza është mbret’/ Albumi i ri vizual i Beyonce, i mbushur me stil afrikan dhe simbolizma

Mediale Vip

‘E zeza është mbret’/ Albumi i ri vizual i Beyonce, i mbushur me stil afrikan dhe simbolizma

Më: 1 gusht 2020 Në ora: 19:09
Beyonce

Albumi i ri muzikor vizual i këngëtares amerikane Beyoncé përmban mjaft lirika të ngarkuara me domethënie.

I titulluar “Black Is King” (E zeza është mbret) në të artistja krijon një gosti simbolizmash sociale dhe politike, të lidhura me aktualitetin në SHBA.

“Le të jetë e zeza sinonom i gëzimit” thuhet në një prej këngëve të para, ndërsa në këngën “Mood 4 Eva,” luajnë Jay-Z, Childish Gambino dhe këngëtari afrikan nga Mali, Oumou Sangaré. Ky i fundit është i tëri i veshur me një lëkurë leopardi dhe këndon në nota të larta, kurse Beyoncé qesh nga kamera dhe këndon “Unë jam i gjithë temperamenti.”

I perceptuar si një celebrim i “madhësisë dhe bukurisë së trashëgimisë zezake,” siç e komenton Beyoncé në një postim, “Black Is King” është krahasuar me rrugëtimin e njeriut drejt vetë-zbulimit, i fokusuar në historinë zezake dhe traditat afrikane, në narrativën e vetë artistes.

Pamjet janë xhiruar në të gjithë botën, që prej Afrikës së Jugut në atë perëndimore, në Belgjikë, Angli, New York e Los Angeles.

Moda afrikane përbën një prej elementëve të fuqishme në formën e stilistes së vjetër të Beyonce, Zerina Akers, me ngjyra dhe motive prej emrave madhorë evropianë deri te markat e apvarura afrikane.

Prej fustaneve të shkëlqyeshme me përçina te kostumet e pushtetit të lartë, veshjet femërore dhe e verdha dominuese e artistes në performimin e këngës “Spirit” në fund të albumit në stil filmi.

Skenat që bëhen epitomë e misionit krijues të Beyoncé janë nderimi i historisë dhe identitetit me gnjyrë dhe celebrimi i talentit të njerëzve me ngjyrë.

“Eventet e vitit 2020 kanë krijuar vizionin e filmit dhe mesazhin e tij të rëndësishëm, si njerëz që nisin një rrugëtim historik. Unë besoj se nëse njerëzit me ngjyrë tregojnë historitë e tyre aksi i botës zhvendoset për të zbuluar pasurinë shpirtërore të gjeneratave, që nuk është thënë kurrë në librat tanë të historisë”, komenton Beyonce.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat