‘Xhanin’ do e shohim në ‘Big Brother VIP’

Mediale Vip

‘Xhanin’ do e shohim në ‘Big Brother VIP’

Më: 2 gusht 2020 Në ora: 08:04
Can Yaman

Aktori me origjinë shqiptare Can Yaman, shumë i njohur për rolet e tij në serialet turke, është kthyer në një nga personazhet më të dashur të ekranit. Ai ka miliona fansa që e ndjekin nga e gjithë bota dhe ka arritur shumë sukses falë pamjes dhe talentit.

Aktualisht Can po punon për një serial të ri, por jo vetëm kaq. Atë mund ta shohim së shpejti në “Big Brother VIP”, që do të transmetohet në Itali.

Sipas mediave italiane drejtori i programit Alfonso Signorini është në negociata me Can Yaman për ta pasur atë në edicionin e ri të “Big Brother VIP”.

Lajmi i ka gëzuar shumë fansat të cilët do të kenë mundësi ta shohin aktorin 24 orë brenda shtëpisë së famshme të rrethuar nga kamerat.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat