Arta Elezaj me çantë sikurse të Melania Trump, që kushton mbi gjashtë mijë euro - Bota Sot
Arta Elezaj me çantë sikurse të Melania Trump, që kushton mbi gjashtë mijë euro

Mediale Vip

Arta Elezaj me çantë sikurse të Melania Trump, që kushton mbi gjashtë mijë euro

Më: 2 gusht 2020 Në ora: 11:10
Arta Elezaj

Aktorja dhe njëherësh modelja, Arta Elezaj, njihet për jetën luksoze që bën në përgjithësi.

Ajo është aktive në rrjete sociale, ku edhe publikon përditshmërinë e saj, përfshirë edhe udhëtimet e shumta nëpër vende të botës.

Por, ajo çka ka marrë vëmendje kohëve të fundit është veshja e saj, për të cilën duke se ka shpenzuar në masë të madhe.

Image

Sipas faqes What They Wearin, Arta ka shpenzuar 7.100 euro vetëm në aksesorë.

Vetëm çanta e firmës ‘Hermes’ kushton rreth 6.600 euro, e cila ngjason me atë të zonjës së parë të SHBA-ve, Melania Trump.

Image

Javë më parë është raportuar në mediat ndërkombëtare se Melania mbante çantën më të shtrenjtë në botë, e që është e po të njëjtës firmë sikurse e Artës.

Zonja e Parë është shfaqur me një aksesorë të tillë gjatë një takimi zyrtar, e që u bë krye-temë në faqet rozë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat