Gjykata liron bashkëshortin e Nicki Minaj

Mediale Vip

Gjykata liron bashkëshortin e Nicki Minaj

Më: 2 gusht 2020 Në ora: 14:06
Nicki Minaj, Kenneth Petty

Bashkëshortit të Nicki Minaj, Kenneth Petty i është dhënë leje nga gjykata për të marrë pjesë në lindjen e fëmijës së tyre, pasi një gjyqtar uli kufizimet e udhëtimit, ndërkohë që ai pret vendimin që do të merret për të, në përfundim të gjyqit.

Ky lirim paraprak, do ta lejojë atë të udhëtojë me Nicki-n si menaxheri i saj.Reperja është shtatzënë me fëmijën e saj të parë me Kenneth Petty, muzikantin 42-vjeçar, me të cilin u martua vitin e kaluar.Sidoqoftë, Nicki Minaj po e përballon e vetme të gjithë shtatzëninë, pasi Kenneth është arrestuar që prej muajit mars, pasi nuk u regjistrua si “sex offender” në Kaliforni, ku ai do të banonte me gruan e tij, transmeton lapsi. Sipas ligjit, shkelësve u kërkohet që të azhornojnë regjistrimin në “çdo juridiksion ku ata banojnë, janë të punësuar ose ndjekin shkollën.” Nëse regjistrimi nuk bëhet i plotë apo siç duhet, kjo konsiderohet shkelje dhe mund të rezultojë në gjobë dhe dënim me burg, për maksimumi 10 vite.

Ai u lirua nga burgu duke paguar një shumë prej $100.000 dhe me rregulla të rrepta se ku mund dhe nuk mund të udhëtonte. Me daljen e tij, ka edhe disa kushte, si moslejimi i përdorimit të susbtancave të paligjshme dhe mbajtja me detyrim e një monitori në këmbë gjatë gjithë kohës.Kenneth u dënua për përdhunim të shkallës së parë në vitin 1995, për të cilën duhej të regjistrohej si “sex offender” në Kaliforni, gjë të cilën ai nuk e bëri.Vitin e kaluar, Nicki tronditi ndjekësit duke njoftuar se po tërhiqej nga muzika, për të filluar një familje. Ajo tha: “ Kam vendosur të dal në pension dhe të kem familjen time. Ju dua shumë përsëri dhe ju e dini.”Sidoqoftë, reperja e tërhoqi shpejt deklaratën, pasi i tha një fansi se “është ende këtu”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat