Son-Heung Min rrëfen arsyen pse nuk do të martohet deri në fund të karrierës

Mediale Vip

Son-Heung Min rrëfen arsyen pse nuk do të martohet deri në fund të karrierës

Më: 2 gusht 2020 Në ora: 22:28
Son-Heung Min

Puna e madhe, përkushtimi dhe qasja me fokus të posaçëm, ka bërë që Son-Heung min të jetë i suksesshëm në profesionin e tij.

Futbollisti është vlerësuar gjithmonë, jo vetëm për cilësitë e tij në fushë, por edhe për etikën dhe mentalitetin në të gjitha aspektet.

Mirëpo, ndoshta nuk e keni ditur se 28-vjeçari nuk do të martohet deri kur të pensionohet nga futbolli.

Në një intervistë për The Guardian, Son ka treguar se babai i tij i ka thënë se kur të martohet, prioritet do të jetë familja, gruaja dhe fëmijët – pastaj gjërat tjera.

“Babai im e thotë këtë dhe unë pajtohem. Kur të martohesh, numër një do të jetë familja, gruaja dhe fëmijët, pastaj futbolli. Dua të jem i sigurt që derisa po luaj në nivelin më të lartë, futbolli të jetë prioritet…

“Kur të pensionohesh ose kur të mbushësh 33 ose 34 vjeç, akoma mund të kesh një jetë të gjatë familjare”, ka deklaruar jugkoreani.

Theksojmë se lojtari e shfrytëzoi pezullimin e futbollit gjatë izolimit si pasojë e pandemisë së coronavirusit për të kryer shërbimin e obliguar ushtarak. Ai madje kishte arritur ta fitojë një prej pesë çmimeve për ushtarët me performancën më të mirë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat