Mbi 6 mijë euro, Arta Elezaj me çantë si të Melania Trump

Mediale Vip

Mbi 6 mijë euro, Arta Elezaj me çantë si të Melania Trump

Më: 3 gusht 2020 Në ora: 00:30
Arta Elezaj

Aktorja dhe njëherësh modelja, Arta Elezaj, njihet për jetën luksoze që bën.

Ajo është aktive në rrjete sociale, ku edhe publikon përditshmërinë e saj, përfshirë edhe udhëtimet e shumta nëpër vende të botës.

Por, ajo çka ka marrë vëmendje kohëve të fundit është veshja e saj, për të cilën duke se ka shpenzuar një shumë të madhe. Sipas faqes “What They Wearin’, Arta ka shpenzuar 7.100 euro vetëm në aksesorë.

Vetëm çanta e firmës ‘Hermes’ kushton rreth 6.600 euro, e cila ngjason me atë të zonjës së parë të SHBA-ve, Melania Trump.

Javë më parë është raportuar në mediat ndërkombëtare se Melania mbante çantën më të shtrenjtë në botë, e që është e po të njëjtës firmë sikurse e Artës.

Zonja e Parë është shfaqur me një aksesorë të tillë gjatë një takimi zyrtar dhe u bë temë diskutimi në faqet rozë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat