Profili i të dashurit të ri të Rita Orës

Mediale Vip

Profili i të dashurit të ri të Rita Orës

Më: 3 gusht 2020 Në ora: 06:28
Rita Ora dhe Romain Gavras

Pas një periudhe të pauzës, javëve të fundit në tabloidet botërore, emri i Rita Orës nisi të komentohet sërish për jetën private.

U tha se këngëtarja ka nisur një lidhje me regjisorin Romain Gavras. Fillimisht, në media rodhën fotografitë e tyre në SHBA e duket se pushimet në Mesdhe kanë qenë ato që i kanë vënë vulën.

Rita dhe Romain po pushojnë në Ibiza ku paparacit i kanë fotografuar ata në anije teksa shijojnë diellin përvëlues të Mesdheut në këtë vit të pazakontë për pushime.

Romanca mësohet të ketë nisur në kohë karantine dhe sipas burimeve pranë çiftit, lidhja tashmë numëron disa muaj dhe në fillesat e saj, Rita e Romain duken shumë të dashuruar me njëri-tjetrin.

Por kush është Gavras? Emri i tij në botën e artit nuk është aspak i panjohur. Detajet ua sjell materiali i mëposhtëm.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat