Sabri Fejzullahu tregon momentin më të sikletshëm në skenë

Mediale Vip

Sabri Fejzullahu tregon momentin më të sikletshëm në skenë

Më: 3 gusht 2020 Në ora: 11:55
Sabri Fejzullahu

Këngëtari i njohur Sabri Fejzullahu vazhdon të jetë po aq aktiv në skenë sa në daljet e para. Ndonëse vitet ikin, publiku vazhdon ta dojë dhe ta kërkojë atë në koncerte.

I ftuar në emisionin “NIN”, ai ka treguar shumë të pathëna nga karriera, ku ndër të tjera ka folur edhe për momentet më të sikletshme që ka përjetuar.

Këngëtari ka theksuar se vazhdon të kalojë situata të tilla, pasi rritet përgjegjësia.

“Ka shumë momente të sikletshme në skenë. Kanë të bëjnë vitet, menjëherë edhe tekstet filloj t’i harroj. Më ka ndodh që kam humb krejt, s’dija as ku me dal dhe as ku me hy, kur dera ish përpara. Prisja vetëm perdja me hap. Kështu më ka ndodh 100 herë kur janë gjërat me peshë, jo dëshira për t’u realizuar, por me qenë më afër me ndjekësot”, tha Sabriu.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat