Familja mbretërore uron Meghan Markle për ditëlindje - Bota Sot
Familja mbretërore uron Meghan Markle për ditëlindje

Mediale Vip

Familja mbretërore uron Meghan Markle për ditëlindje

Më: 4 gusht 2020 Në ora: 16:22
Meghan Markle

Mbretëresha uroi Meghan Markle për ditëlindjen e 39-të.

Meghan Markle sot feston ditëlindjen e 39-të dhe me këtë rast mori edhe urime nga familja mbretërore.

Edhe pse ajo dhe princi Harry janë larguar nga familja mbretërore, në faqen zyrtare të Mbretëreshës nuk mungoi urimi për të.

Në atë postim shihet Mbretëresha krah Meghan, imazh ky i shkrepur në qershorin e vitit 2018.

“I urojmë ditëlindjen Dukeshës së Sussexit. Mbretëresha dhe Dukesha janë fotografuar gjatë vizitës në Chester më 2018”, thuhet në urim.

Po ashtu, nuk mungoi urimi nga Princi William dhe Kate,  në faqen e pallatit Kensington, të cilët po ashtu e quajnë ende dukeshë, Meghanin.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat